Shpenzime marramendëse për pushimet, Princi Harry dhe Meghan harxhojnë shumën e majme

Më 4 gusht, Dukesha e Sussex, Meghan Markle, festoi ditëlindjen dhe vetëm dy ditë më vonë, ajo u nis për pushime me familjen në Ibiza.

Në destinacionin e tyre, ata shkuan me avionë privat, të shoqëruar nga eskortat e tyre. Por për këto pushime, “The Sun” raporton se çifti kanë shpenzuar një shumë marramendëse.

Ata kanë qëndruar në kompleksin “Vista Alegra”, ku kanë paguar gati 120.000 mijë funte. Më pas, ata shkuan në Nice, sërish me një tjetër avion privat.

Shpenzimet marramendëse të këtij çifti mbretëror kanë irrituar popullin anglez. Ndërkohë, Meghan dhe Harry priten të udhëtojnë në Balmoral për të vizituar Mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Philip që ndodhen atje me pushime.

Ju mund të pëlqeni dhe këto