Shpallet kënga më e bukur e kësaj dekade dhe me siguri e keni dëgjuar të gjithë!

Së fundmi, “Q Awards” ka shpallur në një ceremoni këngën më të bukur të kësaj dekade. Ndonëse mund të prisnit “Despacito”, titullin e ka marrë një këngë tjetër.

Kënga “Video Games” e artistes me famë botërore, Lana Del Rey, ka marrë çmimin e madh. Kjo këngë u publikua në vitin 2011, por atëherë nuk pati një sukses të mënjehershëm.

Lana u refuzua nga shtëpitë diskografike për këtë këngë për shkak se ajo ishte shumë e gjatë dhe për këtë arsye, e lodhte dëgjuesin në radio.

Mirëpo, sot kjo këngë është kthyer në një hit. Lana Del Rey nuk ishte e pranishme për të tërhequr këtë çmim, por ka shprehur mirënjohjen e saj për vlerësimin që iu bë këngës së saj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto