“Shkova në parukeri para se të lindja”, Maja bën deklaratën e papritur

Maja është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila është bërë nënë e një djali, që quhet Jonas.

Së fundmi, Maja ka qenë e ftuar në emisionin “E diell”, prej nga ku u shpreh se ditën kur do shkonte në maternitet ishte e shqetësuar dhe kishte shkuar 1 orë në parukeri.

“Para se të shkoja në maternitet,  shkova 1 orë në parukeri, për t’u qetësuar se isha shqetësuar. Vura qerpikë, kreha flokët, bëra grim”, tregoi Maja.

“Ti po shkoje në maternitet apo në dasmë?”, e pyeti Ervin Kurti ndërsa Maja ia ktheu: “Në maternitet, po ka gjë më të bukur sesa të shkosh për të lindur”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto