Shkoi për të bërë foto, modelja 21 vjeçe humb tragjikisht jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi, ku një modele që ishte duke bërë foto, ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash dhe ka ndërruar jetë.

Raportohet se Madalyn Davis, 21 vjeçe, ishte duke bërë foto në një shkëmb në Diamond Bay në Sidney, Australi. Ajo kishte shkuar në kontinentin australian për të jetuar që nga viti i kaluar.

Të dielën, Madalyn shkoi me miqtë e saj në Diamond Bay për të parë lindjen e diellit dhe për të bërë foto. Por kur miqtë s’po e gjenin, ata thirrën emergjencën.

Sipas mediave të huaja, në atë zonë ka tabela që sinjalizojnë rrezikun e shkëmbinjëve. Disa orë më vonë, forcat nxorrën trupin e modeles nga deti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto