Shkoi për të bërë buzët, 22 vjeçarja gati sa nuk humbi jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi, ku një vajzë vetëm 22 vjeçare ka rrezikuar jetën e saj kur shkoi për të mbushur buzët.

22 vjeçarja Cassidy, që ndiqet nga mijëra njerëz në Youtube, ka thënë për “The Sun” se buza gati sa nuk i ra dhe rrezikoi jetën.

Shkak për këtë u bë injektimi i acidit hialuronik që u bë gabimisht në një arterie. Ajo kishte shkuar në një klinikë në Londër.

Disa orë pas trajtimit, ajo ndjeu dhimbje të forta dhe u shokua kur buzët iu nxinë dhe iu frynë. Për fat, mjekët e shpëtuan duke i injektuar një enzimë që i shkriu acidin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto