Flower
Flower

Sabri Fejzullahu rrëfen pengun më të madh në jetë: “Pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një…”

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur nga publiku shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka qenë së fundmi i ftuar në programin e RTSH, “Lart e Poshtë”, prej nga ku ka rrëfyer pengun më të madh që ka në jetë.

“Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua, as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”, është shprehur Sabriu.

Vetëm disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta pajisi me pasaportë shqiptare këngëtaret nga kosova, Mihrije Braha e Shyhrete Behluli, si dhe reperin Gold AG.

Ju mund të pëlqeni dhe këto