“Sa s’është më i mirë se dua”, Rudina Dembacaj bën deklaratën e fortë

Rudina Dembacaj ka qenë shumë e komentuar këto kohë në media për shkak se është thënë që ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj.

Vet Rudina nuk ka dashur që të prononcohet për këtë lajm, duke thënë se do të flasi më vonë. Së fundmi, Rudina ka qenë e ftuar në emisionin “Soiree”.

Teksa po flisnin se me kë bëjnë krushqi lezhjanët, Rudina është pyetur nga Jonida se nga është bashkëshorti i saj. “Unë më mirë mos flas për këtë, unë jam artiste dhe i dua të gjithë”, ka thënë Rudina duke qeshur.

“Sa të jetë më i mirë e dua, sa s’është më se dua”, shtoi Rudina, duke i lënë të gjithë kuriozë nëse këtë e ka pasur me nënkuptim për Aleksin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto