Rudina vë në siklet Albanin për lidhjen me Nikin, këngëtari zbulon marrëdhënien e tyre

Alban Ramosaj është në nga këngëtarët më të famshëm shqiptarë, i cili së fundmi është komentuar shumë në media se mund të jetë në një lidhje me modelen Niki Delijorgji.

Madje, u tha se kënga më e fundit e Albanit, “T’kom dasht”, ishte një dedikim pikërisht për Nikin. Së fundmi, Albani ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”.

 “Nikin e njoh që para shumë vitesh, është një vajzë shumë e talentuar edhe muzikalisht, gjë që ende nuk është ekspozuar, por ne jemi duke punuar në studio për këngët e saj. Kemi një shoqëri shumë shumë të mirë, të pastër dhe një shaka të brendshme e rrethit tonë është që na kanë shpallur si burrë dhe grua. Por kjo është komplet një shaka. Në koment ia kam shprehur se një nga komentuesit është edhe producenti im që e bëri publike këtë gjë dhe unë shkova me rrjedhën”, u shpreh Albani.

“Ty të ka rënë nëkokë për Nikin”, i tha Rudina, ndërsa Albani qeshi dhe u vendos në siklet. Më pas, ai mori një nga emojit me zemra që kishte në tavolinë dhe në këtë mënyrë konfirmoi lajmin.

“U skuqe i tëri kur u përmend Niki Deliorgji. Nuk do shumë për t’u kuptuar, njeriu kur bie në dashuri nuk e mbulon dot, përpiqu sa të duash”, i tha Rudina Albanit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto