Rrëfehet futbollisti Amir Rrahmani, zbulon si e ka përjetuar vitin e parë tek Napoli

Amir Rrahmani, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, ka realizuar një intervistë së fundmi për “Radio Televizionin Dukagjini”. Ai ka folur për vitin e tij të parë tek Napoli, ku është shprehur se po mundohet të shfrytëzojë mundësinë.

“Jam i kënaqur për hapësirën që më ka dhënë Gattuso. Është gjithmonë e vështirë të përshtatesh me skuadrën e re. Duhet të jesh i gatshëm ta shfrytëzosh mundësinë kurdo që ajo të jepet. Këto katër pesë javët e fundit më është dhënë mundësia dhe po mundohem ta shfrytëzoj.

Është një ndjenjë e veçantë të luash në stadiumin ku ka luajtur Diego Maradona edhe pse ende nuk e kam përjetuar pasi tifozët ende nuk janë prezentë në stadiume për shkak të pandemisë…Tifozët na kanë munguar shumë edhe për faktin se skuadra si Napoli janë të varur shumë nga tifozët”, tha Rrahmani.

Gjithashtu, Rrahmani ka folur për ecurinë e Kosovës dhe mungesën e Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

“Kombëtarja e Kosovës është e re por e kemi treguar në fushë se dimë të bëjmë ndeshje të mëdha. Edhe në ta ardhmen do ta tregojmë se do të bëjmë ndeshje të mëdha”, tha ai.

I pyetur sesi e kalon një ditë në qytetin e Napolit dhe a ka dikë që ta shoqërojë, Amiri tha: “Po kalojmë periudha të vështira. Qyteti është i ndarë në zona të Kuqe, Gjelbër dhe verdhë dhe jo të gjithë restorantet janë të hapura. Për momentin jetojë në shtëpi me një shokë”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto