Rikthehet Kida në muzikë, sjell bashkëpunimin me reperin e famshëm shqiptar

Disa javë më parë, këngëtarja e famshme shqiptare, Kida, bëri të ditur se ishte shkëputur nga labeli “On Records”, me të cilët nisi karrierën e saj muzikore.

Që pas largimit nga ky label Kida nuk kishte sjellë më këngë të reja, mirëpo pak më parë, këngëtarja ka dhënë lajmin e lumtur për fansat.

Me një foto të publikuar në Instagram të shkëputur nga klipi, Kida ka zbuluar se do të sjelli një bashkëpunim me reperin e njohur Lyrical Son, e cila quhet “Deja Vu” dhe do të publikohet shumë shpejt.

Ju mund të pëlqeni dhe këto