Rastësi apo çfarë? Tayna ‘kopjon’ moderatoren shqiptare, shfaqet e veshur njësoj si ajo

Së fundmi, moderatorja e njohur Sara Gjordeni, ka qenë e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”. Sara spikati me veshjen e saj, me flokët rozë dhe kishte veshur një bluze që ishte stampuar me fytyrën e Tupac.

Por një ditë më vonë, Tayna u shfaq e veshur me të njëjtën bluzë si të Sarës. Kjo mund të jetë një rastësi, por moderatorja e ka ironizuar këtë pjesë.

“Mund te mos kem shume ndjekes, por me besoni qe jam nje burim i madh frymezimi, modestia menjane!”, shkruan Sara.

Ju mund të pëlqeni dhe këto