“Puthje për ty dhe Gigin në parajsë”, gruaja e Kobe Bryant përlot me dedikimin rrënqethës

Më 26 janar, legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, humbën jetën në një aksident ajror. Bashkë me ta në bord ishin edhe 7 persona të tjerë që vdiqën tragjikisht.

Familja e Kobe dhe Giannës po kalon një periudhë shumë të vështirë për shkak të humbjes së njerëzve të dashur.

Së fundmi, bashkëshortja e të ndjerit, Vanessa, ka reaguar sërish. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka uruar Shën Valentinin, duke thënë se kjo ishte festa e preferuar e Kobe.

“Për Shën Valentinin tim të përhershëm: Të dua shumë. Më mungon kaq shumë në festën tënde të preferuar. Të dua përgjithmonë. Puthje për ty dhe për Gigin në parajsë. Gëzuar Shën Valentinin zemrat e mia”, ka shkruar ajo, krahas një video ku shfaqet pranë të ndjerit Brajant.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto