“Pula” e Izraelit e quajti fallco, Eleni bën deklaratën e fortë ndaj të gjithëve

Netta Barzilai u shpall fituesja e “Eurovisionit” për vitin 2018, ku konkurroi bashkë me këngëtaren shqiptare Eleni Foureira për vendin e parë.

Fill pas fitores, Netta dha një intervistë që të linte të kuptohej se ajo mendonte që performanca e Elenit ishte fallco. “Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticeti. Unë isha në garë vetëm me veten time”, u shpreh ajo.

“Isha gati që Eleni të fitonte, s’do më dëmtonte, sepse e gjithë jeta ime ka qenë kështu.Nuk kam ditur kurrë diçka tjetër. Gjithë jetën time jam mundur nga gjërat standarte. Kur vjen koha për përzgjedhje ata zgjedhin ato që i kënaqin sytë”, tregoi Netta.

Ndonëse zgjodhi që mos të reagonte atë kohë mbi këto deklarata, Eleni i ka habitur të gjithë me një foto që ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

Mesa duket, Eleni i ka lënë pas deklaratat e Netta-s dhe ka pozuar krah këngëtares izraelite, duke bërë deklaratën e fortë: “Macet zihen, por ne jemi luanesha”, ka shkruar ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto