Publikoi këngën e saj të parë, ndjekësit i kthehen Melisës nëpër komente: “Po getat e shqyera?”

Melisa Lleshaj, ish konkurrente e “Përputhen”, publikoi dy ditë më parë këngën e saj të parë me titull “U kry”, duke realizuar pas 7 vitesh ëndrrën e saj.


Për vetëm 1 ditë, kjo këngë ka arritur 1 milionë klikime në Youtube. Mirëpo, ka pasur nga ata që e kanë akuzuar Melisën për autotune në komentet e këngës.


Ndërkohë, të tjerë persona kanë vënë re getat e grisura apo meshkujt që rregullojnë skenën.
“Do ta vej alarm gjumi këtë këngën që të zgjohem 10 minuta para se të bie alarmi që ta fik”, shkruan një komentues.

Të tjerë shkruajnë se kënga u pëlqen shumë, ka ritëm dhe komentuesit me ofendime po kërkojnë vetëm vëmendje.
“Pse jeni kaq njerez cmirusha? Kerkoni vemendje me ca batuta ordinere qe pretendoni se jane funny… kur ne te vertet thjesht tregoni ligesine dhe xhelozine qe ju buron nga brenda!! Melisa ke dal nje cop yll, videoclip me standarde profesionale. Te uroj shume suksese karamele”, shkruan një komentuese.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto