Publikoi foton e vajzës së saj, por rrjeti shpërtheu në sharje ndaj Kim pas këtij detaji

Kim Kardashian është një prej femrave më të njohura në të gjithë botën, e cila tanimë është bërë mama e katër fëmijëve, dy vajzave dhe dy djemve.

Së fundmi, familja kanë festuar 85 vjetorin e gjyshes së tyre, mamasë së Kris Jenner. Por një foto e publikuar në rrjetet sociale nga kjo ditëlindje ku shfaqet 6 vjeçarja North, vajza e Kim, po bën xhiron e rrjetit.

Në këtë foto, shihet se North ka vendosur një pirsing në hundë. Menjëherë njerëzit kanë shpërthyer në ofendime ndaj Kim, duke i thënë se si e ka lënë vajzën të vendosi pirsing në këtë moshë.

Ndonëse nuk komentoi në fillim, North i ka dhënë fund të gjithë aludimeve së fundmi. Ajo ka treguar se vathi që North mban në hundë është një pirsing fallco, pra vajza e saj nuk e ka shpuar hundën.

Kim dhe North
Ju mund të pëlqeni dhe këto