Publikohet fotoja/ Luana Vjollca dhe Krenari kapen mat në pushime së bashku

Luana Vjollca është një prej moderatoreve më të njohura shqiptare, e cila është duke shijuar suksesin e këngës “Yallah Habibi” që e ka në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Faydee.

Pas kësaj kënge, Luana ka vendosur që të shkëputet për pushime me partnerin e saj, Krenar Çoçajn. Dyshja janë larguar nga Shqipëria dhe janë fotografuar bashkë në një aeroport, në këtë foto që është publikuar nga “JOQ”, ku shihen duke bërë check-in.

Prej vitesh tashmë, Luana dhe Krenari përfliten se janë në një lidhje. Ata janë kapur disa herë bashkë, duke vërtetuar se janë të lidhur, por dyshja nuk kanë konfirmuar asgjë publikisht.

Ju mund të pëlqeni dhe këto