Publikohet fotoja e rrallë, shihni si dukej Eva Murati para se të bëhej e famshme

Eva Murati është një nga moderatoret sportive më të njohura shqiptare, e cila është mjaft e komentuar në media.

Eva është edhe mjaft aktive në profilin e saj në Instagram, ku publikon shumë foto e video nga jeta e saj personale. Pak më parë, ajo ka hedhur një foto nga ditët kur ishte një gjimnaziste, duke na treguar të gjithëve se si dukej para se të bëhej e famshme.

Në këtë foto moderatorja shihet me disa shoqe, e veshur me uniformën e shkollës dhe me flokë natyralë brune, ndërkohë që vihet re se Eva nuk ka ndryshuar fare në fytyrë edhe pas disa vitesh, duke ruajtur bukurinë natyrale që e karakterizon.

Ju mund të pëlqeni dhe këto