Flower
Flower

Publikohen pamjet/ Me shishe e shampanjë, Ledri Vula feston ditëlindjen me Taynën

Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, ka festuar dje 33 vjetorin e lindjes së tij. Por ndryshe nga herët e tjera, Ledri nuk ka organizuar ndonjë festë, por ka qenë duke punuar.

Reperi ishte duke performuar në një club në Prishtinë, kur miqtë dhe stafi i kanë bërë një surprizë. Në momentin kur po performonte, reperit i erdhën shishet që mbanin emrin e tij.

Më pas në skenë u ngjit Tayna dhe Lumi B, të cilët bashkë ndezën atmosferën në club, ndërsa fansat dëgjoheshin duke kënduar këngët e Ledrit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto