Publikohen pamjet/ Brenda vilës super luksoze të Ingrit Gjonit në Gjirin e Lalëzit

Ingrit Gjoni është një prej këngëtarëve më të njohura shqiptare, e cila disa kohë më parë zbuloi se kishte harxhuar një shumë marramendëse për të blerë një vilë në Gjirin e Lalëzit.

Në rrëfimin e saj, Ingriti u shpreh se mobilimin e kishte bërë të gjithin vet dhe së fundmi, ajo ka publikuar disa foto nga kjo shtëpi.

Këngëtarja ka treguar se ka realizuar një festë në shtëpinë e saj dhe ka publikuar disa pamje, ku në sy ka rënë pishina e rrethuar me drita që ndodhet në oborr.

Vila është dykatëshe, ndërsa në arredimin e saj mbizotëron ngjyra e bardhë. Po ashtu, Ingriti i ka vendosur dhe një televizor 3D që mos t’i mungojë asgjë djalit të saj, Paridit.

View this post on Instagram

🌴😜🙋🏼

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii) on

Ju mund të pëlqeni dhe këto