Publikohen pamjet/ Brenda festës madhështore me VIP-a të ditëlindjes së djalit të Adelina Tahirit

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, Serjoza Markov, kanë festuar ditëlindjen e djalit të tyre Jon.

Joni i vogël mbushi 1 vjeç disa ditë më parë, ndërsa prindërit ia kanë festuar dje duke i organizuar një super festë madhështore.

Në festë ishin shumë të ftuar, përfshirë këtu këngëtarë të njohur, të cilët i kanë kënaqur të ftuarit duke kërcyer deri në orët e para të mëngjesit.

Një tortë me katër kate ishte përgatitur për vogëlushin, ndërsa Adelina u duk rrëzëllitëse e veshur me një fustan të gjatë me gurë që shndrinin të bardhë.

Në një moment, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një pjesë kur babai dhe burri i saj kërcejnë së bashku. Në ditëlindje kanë kënduar këngëtari shqiptar Muharrem Ahmeti, këngëtari me origjinë rumune e maqedonase, Dzej Ramadanovski.

Ju mund të pëlqeni dhe këto