Publikohen pamjet/ Brenda dasmës madhështore të aktores së njohur shqiptare

Aktorja e njohur në serialin “Çka ka shpia” për rolin si Pajtesa, Fiona Gllavica, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme.

Aktorja është martuar dje në një ceremoni përrallore me partnerin e saj, Arbnor Pacolli. E veshur me një fustan të bardhë që e tregonte si një princeshë, Fiona ka hyrë në dasmë me tingujt e këngës “Young and Beautiful”.

Në këtë video të publikuar nga “Prive”, shihet dhe kërcimi i parë si burrë e grua i Fionës dhe Arbnorit, të cilët duken shumë të lumtur në ditën e tyre më të rëndësishme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto