Projekt i madh muzikor, Vesa Luma zbulon bashkëpunimin me këngëtaren e famshme botërore

Vesa Luma është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, e cila është rikthyer sërish në Zelandën e Re, aty ku jeton me bashkëshortin dhe djalin e tyre.

Mbrëmjen e djeshme Vesa ka qenë bashkë me shoqet e saj në një mbrëmje muzikore. Në këtë natë, ka kënduar këngëtarja shqiptare me shumë famë në botë, Njomza.

Vesa ka publikuar një foto krahas Njomzës, ndërsa ka bërë të ditur se ajo do t’i shkruajë një këngë Vesës.

“Çfarë nate. Njomza ishe e mrekullueshme, çfarë zëri, çfarë performance. Jam kaq krenare për ty. Mezi po pres këngën tonë. Po, ajo do më shkruajë një këngë”, shkruan Vesa.

Ju mund të pëlqeni dhe këto