Profesorja zhvishet lakuriq në mes të emisionit live për arsyen e habitshme, moderatori pëson shok/ Foto +18

Së fundmi, në emisionin radiofonik të BBC në Radio 4, një grua është zhveshur komplet lakuriq dhe fotot e saj kanë bërë bujë në rrjet.

Victoria Bateman, një profesoreshë, ka qenë e ftuar në emision për të folur mbi ekonominë, kur ajo filloi të hiqte pallton që mbante veshur dhe ka treguar fjalinë “Brexit e la Britaninë lakuriqe”, që kishte shkruar në kraharorin e saj.

John Humprhys, moderatori i emisionit, ka ngelur i shokuar nga veprimi i ekonomistes, së cilës iu drejtua:  “Po, ti je lakuriq. Pse e ndjeve nevojën për t’i hequr rrobat? A nuk është kjo mania për t’u dukur?”.

Megjithatë, Victoria nuk e ka herën e parë që ka bërë të tillë veprim, ndërsa lidhur me arsyen e lakuriqësisë së saj, gruaja u shpreh se largimi i Britanisë nga BE është si“rrobat e reja të perandorit”.

 “Kam dëgjuar shumë fjalë pse Brexit është e keqe për Britaninë. Por mendova që do të ishte më e dobishme t’i shkruaja dhe të përcillja një mesazh të fuqishëm. Britania ka shumë probleme tani dhe BE-ja nuk është shkaku i tyre”, tha Victoria Bateman.

 “Jam shume komode me trupin tim, i shoh trupat e grave si një nga betejat e mëdha me të cilat ballafaqohemi sot”, u shpreh ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto