Princi William dhe Kate shpëtojnë paq, momenti i frikshëm kur avioni i tyre tronditet nga stuhia/ Video

Princi William dhe Kate Middleton kishin planifikuar një udhëtim drejt Pakistanit këto ditë, ku do të zhvillonin disa takime zyrtare.

Mirëpo, burime ekskluzive pranë “Daily Mail” kanë bërë të ditur se ata të dy janë detyruar të kthehen pasi u nisën nga Lahora drejt Islamabad.

Gjatë udhëtimit të tyre, një stuhi ka bërë që avioni të tronditej dhe për shkak të kushteve të këqija klimaterike, udhëtimi ka zgjatur dy orë në vend të 21 minuta.

Për këto arsye dhe për të mbrojtur dyshen mbretërore, udhëtimi është shtyrë për ndonjë ditë tjetër. Në videon më poshtë, shihet situata tensionuese nga momenti kur avioni ku ishin Kate dhe William fillon të tronditet nga stuhia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto