Prej vitit 2019 nuk ka qenë aktive, zbulohet arsyeja e mungesës së Tunës në muzikë

Prej vitit 2019, Tuna nuk ka qenë aktive në muzikë. Në tetor të këtij viti ajo publikoi edhe këngën e saj të fundit, “Amoni”.


Por duket se shkak për mungesën e Tunës është bërë fakti që këngëtarja po punon për një album të ri. Sipas “Prive.al”, në këtë album do të ketë zhanre të ndryshme muzikore.


Dy vite më parë kujtojmë që Tuna solli albumin e saj “Fortuna”, me të cilin bashkëpunoi me emra të njohur të muzikës. Albumi u prit mirë dhe shumë këngë nga ai u kthyen në hite.

Ju mund të pëlqeni dhe këto