Po përflitet se është e lidhur me Capital T, Adrola Dushi bën deklaratën e papritur

Prej disa kohësh tanimë është duke u përfolur se modelja Adrola Dushi është në një lidhje me reperin e famshëm, Capital T.

Dyshja kanë deklaruar se janë vetëm miq, por shumë fansa dyshojnë se mes tyre ka diçka më shumë. Së fundmi, Adrola ka qenë e ftuar në “After Party-n” e emisionit “Shiko kush luan”.

Ajo është pyetur nëse është beqare apo e lidhur dhe modelja aty bëri sikur po mendohej, por nuk dha një përgjigje.

Mirëpo, e pyetur nëse do preferonte një lidhje të fshehtë apo ta dinë të gjithë, ajo tha: “Ta dijë gjithë bota, po të jetë e duhura. Ta dinë të gjithë, ta marrin vesh të gjithë”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto