“Po kush të lë aman”, gruaja e Lulzim Bashës zbulon librin që e bija i mori kryedemokratit

Aurela Basha, bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, ka treguar se cilin libër ka zgjedhur vajza e tyre, Dafina, për Bashën.

Lulzim Basha me gruan

Vetëm disa orë më parë Aurela publikoi një foto nga libraria, ku shkruante se e bija kishte blerë disa libra, mes të cilëve njëra ishte për të atin. Gjatë një bisede me moderatoren Ori Nebiaj, Aurela ka treguar se vajza ka zgjedhur një botim ‘klasik’ për Lulzim Bashën.

Ori Nebiaj: Ose postoje më vonë kur t’ja japë, ose na trego titullin që zgjodhi Dafina për babin.

Aurela Basha: Po kush të lë aman! Janë të dy njësoj “bëmë baba të të ngjaj”. Kishte botime shumë të mira të klasikëve dhe Dafina Zgjidhi “Rrëfenja e dy qyteteve” nga Çarls Dikens

Ju mund të pëlqeni dhe këto