“Po ec o Fjodora na flet ti për fashion”, pas sherrit, ja si janë marrëdhëniet mes Fjodorës dhe Joni Peçit

Disa vite më parë, moderatorja Fjodora Fjora dhe stilisti Joni Peçi, patën një debat teksa ishin të ftuar në emisionin “Opinion”.

“Po ec o Fjodora na flet ti për fashion, se kur ke ardhur ti në Klan e kemi parë shumë mirë që nuk ke qenë gjë”, i tha Joni Fjodorës atëherë.

Së fundmi, Fjodora ka qenë e ftuar në emisionin “Ditë e re” në TV Klan, ku është shprehur se tani ajo me Jonin janë shok.

“Kemi qenë shumë të rinj edhe pak me gjaknxehtë se tani sepse kuptohet po të bënim ndonjë sfidë të madhe televizive do merrnin ndonjë audiencë të madhe. Nejse audiencën e fituam të dy. Të dy bëmë gabimet tona në atë intervistë. Ai u nxitua të thoshte një gjë e cila sigurisht mori një përgjigje me qetësi nga ana ime por në fakt që nuk duhet të jepej dhe mendoj që të dy në mënyrë shumë fine e kemi tejkaluar këtë momentin këtu, duke u prezantuar me njëri-tjetrin si dy të rritur të cilët nuk kanë asnjë sfidë me veten as me ekranin dhe asnjë nevojë për t’u konfirmuar. Ne tani jemi miq dhe shumë të dashur me njëri-tjetrin”, tha Fjodora.

Ju mund të pëlqeni dhe këto