“Po e pres me krahë hapur”, Alesia Bami zbulon planet për martesë e fëmijë

Alesia Bami është kthyer në një personazh shumë të komentuar të medias shqiptare, e cila është shumë e përfolur për jetën e saj personale.

Së fundmi, Alesia ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku është diskutuar nëse gratë janë më të lumtura beqare apo të martuara.

Moderatorja e ka pyetur Alesian nëse mendon se një ditë do të krijojë familjen e saj dhe modelja u shpreh se familja të dhuron ngrohtësi.

“Mendoj që është diçka shumë e bukur. Çdo femër dhe çdo njeri ka nevojë për familjen e krijuar vetë që të jep ngrohtësi. Unë nuk eci me plane, kur të vijë po e pres me krahë hapur. Dua dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë”, tha ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto