Po bën bujë në Itali, vajza e balerinit të njohur shqiptar është kthyer në një aktore të famshme

Ilir Shaqiri është një nga balerinët më të njohur shqiptarë, i cili prej vitesh jeton në Itali, ku edhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme.

Por duket se vajza e tij, Emily Shaqiri, ka krijuar emrin e vet në fushën publike italiane dhe po komentohet gjatë në media. Ajo ka filluar të marri pjesë në një shfaqje të quajtur “Miracle Tune”, seritë e së cilës po transmetohen në “Mediaset”.

Mesa duket, ky serial ka marrë shumë famë dhe Iliri ka shfaqur krenarinë që ka për vajzën, duke publikuar disa postime nga të cilat tregon punën e madhe që fëmija i tij po bën, duke u kthyer në një personazh të njohur në Itali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto