Plasi sherri/ Xhensila i tha se nuk është e aftë, Alesia Bami i kthen përgjigjen e fortë

Xhensila Pere, ish banorja e “Big Brother”, së fundmi, ka realizuar një intervistë për emisionin “Mes Yjesh”.

Gazetari Ronaldo Sharka e ka pyetur Xhensilën se kush është sipas saj prezantuesja më koti në vend. Xhensila ka përmendur Alesia Bamin, duke thënë se edhe pse është e bukur, në vendin e saj mund të ishte dikush më i aftë.

“Më shumë se sa prezantuesit, për mendimin tim janë formatet e gabuara. Alesia është kaq e bukur, por që më vendin e saj mund të ishte dikush tjetër shumë herë më i aftë më i aftë. Më duket sikur është në një kafe. Ajo është shumë e bukur, e kam parë që 14-vjeç, e kam parë të lyer dhe të palyer live dhe është shumë e bukur por për aty nuk është shumë e denjë”, tha Xhensila.

Pas deklaratës së Xhensilës, ka reaguar Alesia. Kjo e fundit ka publikuar në Instastory një video nga makina duke dëgjuar këngën e Samantës dhe Onat, “Ti se din se”.

“Ti do me kon si unë ama veten nuk e jep”, është pjesa e këngës, e cila duket si një dedikim. “Kush je ti?”, shkruan Alesia krahas videos.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto