Përhapja me shpejtësi e koronavirusit, Almeda dhe Tolgahan bëjnë gjestin fisnik

Bota po vuan nga përhapja e gjerë e koronavirusit, i cili ka marrë me mijëra jetë dhe ka infektuar qindra mijëra të tjerë.

Çifti i njohur i showbiz-it, Almeda dhe Tolgahan, kanë në pronësi 4 shtëpi në Turqi dhe 4 shtëpi në Amerikë, të cilat i japin me qëra.

Mirëpo, që të lehtësojnë sadopak vështirësitë financiare në këto kohë të vështira, dyshja kanë vendosur mos t’ua marrin qëratë banorëve që janë vendosur në shtëpitë e tyre.

Ky gjest fisnik ka bërë bujë në mediat e huaja dhe fansat e tyre, e jo vetëm, i kanë komplimentuar shumë ata të dy për këtë vendim të marrë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto