Flower
Flower

Përfundon lidhja, Ronela Hajati ndahet nga Young Zerka

Prej kohësh, Young Zerka dhe Ronela Hajati janë aluduar në media se ishin në një marrëdhënie, ndonëse nuk e pranuan asnjëherë publikisht.

Nëpër intervista të ndryshme, dy këngëtarët kanë deklaruar se ishin vetëm miq me njëri-tjetrin, por afërsia e tyre bëri që shumë të mendonin se ata ishin të lidhur.

Por së fundmi, disa burime pranë “Prive” kanë treguar se Ronela dhe Young i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare.

Madje, kjo mund të shihet në Instagram, ku Zerka nuk e  ndjek më Ronelën, ndërsa këngëtarja vazhdon që ta ketë atë follow.

Ju mund të pëlqeni dhe këto