Përfundon kuici, zbulohet detaji tjetër shqiptar tek performanca e Gala Aliajt përveç unazës

Gala, vajza e Robert Aliajt, arriti të fitonte çmimin e parë në “The Voice Kids” në Belgjikë. Gjatë performancës, ajo tërhoqi vëmendjen pasi mbante vënë një unazë me shqiponjë.

Por Roberti zbuloi se ky nuk ishte detaji i vetëm që e lidhte Galën me Shqipërinë. Në një lidhje për “ABC e Mëngjesit”,  Roberti tregoi se në këngën e sapolançuar të Galës, “Contagious”, kishte një tjetër element shqiptar.

Roberti ftoi të gjithë atdhetarët ta gjejnë në formën e një kuizi në ABC News dhe ai që e gjen do të ketë mundësinë të fitojë një t-shirt me firmën e Galës.

Sot në studion e “ABC News”, gazetarja Shahini ka treguar se ky kuic ka përfunduar dhe fituese është shpallur mamaja e një vajze 9 vjeçare, Leora.

“Në refrenin e këngës dëgjohet të thuhet në tre gjuhë të ndryshme ‘Tell me, dimmi dhe më thuaj’. Këtë e ka gjetuar mami i një vajze 9-vjeçare Leorës, e cila ka thënë se nuk duan asgjë nga Gala, thjesht ajo t’i thotë emrin dhe ne t’ia trasmetojmë. Ndërsa Roberti, më tha se kur të vijë Gala në Shqipëri, do ia jap vetë bluzen”, u shpreh Bora.

Ju mund të pëlqeni dhe këto