“Përbindësh i skenës”, Ermonela Jaho shtang të huajt, performanca e saj përlot njerëzit e kritikët

Sopranoja e famshme shqiptare, që ka arritur të njihet në shumë vende të botës, Ermonela Jaho, shkakton bujë kudo ku shkon për të performuar.

Së fundmi, ajo ka luajtur rolin e skllaves Liu në teatrin e Barcelonës dhe performanca e saj është duartrokitur nga të gjithë.

Për plotë 9 minuta, të ftuarit janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur për sopranon shqiptare. Pas perfomancës, kritikët e kanë cilësuar Ermonelën si një përbindësh në skenë.

“Është më se e dukshme, se me vetëm dy masa, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është në gjendje të emocionojë të pranishmit në sallë. Ajo  qëndron mbi të gjithë këngëtarët  e tjerë, sidomos kur aftësitë muzikore i kombinohen me përbindëshin aktrues përbrenda saj. Ajo e kontrollon këtë përbindësh gjithë kohës për t’ia ofruar shikuesit në kontaktin e parë. Mision i përmbushur,” ka qenë kjo fjala e grupit kritik, pas premierës së veprës në teatrin “Liceu” në Barcelonë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto