Flower
Flower

“Për ty fal edhe jetën”, Besa Kokëdhima përlot me dedikimin për njeriun e zemrës

Ditën e sotme, Besa Kokëdhima ka bërë të ditur nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, se mamaja e saj feston sot ditëlindjen.

Me këtë rast të veçantë, këngëtarja ka bërë një dedikim emocionues për të ëmën, duke e cilësuar atë si një tatuazh në zemër dhe i shpreh publikisht dashurinë e madhe që ndjen për të.

 “Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Brixhida Kokëdhima. Je shembulli më frymëzues se si një qenie mund të jetë gruaja perfekte, nëna e pakursyer, femra hyjnore, e brishtë dhe e hekurt, shoqja më ‘cool’ dhe moderne, engjëlli besnik i familjes tonë. Unë për ty e fal dhe jetën, se ti je tatuazh në zemër. Të uroj të kalosh sa më bukur e gëzuar sot, edhe 1000 vite të tjera të lumtura, plot kreativitet, frymëzim, dashuri e suksese”, shkruan Besa në postim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto