Për herë të parë, Leonora Jakupi  zbulon lidhjen e saj disa vjeçare

Leonora Jakupi është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, e cila ndonëse është shumë e njohur nga publiku, ka preferuar ta mbajë jetën sentimentale larg mediave.

Por në një intervistë të fundit për “Mirage”, Leonora si kurrë më parë ka pranuar se është në një lidhje prej disa vitesh. Ajo është shprehur se është e lumtur, ndërsa ka thënë se planet për martesë nuk janë në horizont.

“Unë nuk e kam të domosdoshme të firmos letra për t’i dhënë një emër lidhjes sime. Rendësi ka që jam e lumtur me personin që kam në krah. Ndërsa dasmën nuk e kam qejf, pasi më duket sikur kënaqen më shumë të ftuarit se çifti. Nëse do e bëj, këtë vit ose më vonë do jetë diçka e vogël dhe familjare”, ka thënë Leonora.

Ju mund të pëlqeni dhe këto