Pasi u zunë keq për djalin e tyre, Majk habit me fjalët që thotë për Majlindën

Reperi i njohur kosovar, Majk, nuk i ka pasur aspak marrëdhëniet mirë me Majlinda Zekën, mamanë e fëmijës së tij, Roanit.

Një vit më parë, ata u zunë keq në rrjetet sociale, pasi Majlinda e akuzoi Majkun se ai nuk i jepte ndihmë financiare djalit, ndërsa reperi tha se ajo nuk e linte të shihte djalin.

Majk me Majlindën

Por së fundmi, duket se marrëdhëniet mes dyshes janë përmirësuar. Madje, Majk në një intervistë për “Pushime on Top”, ka thënë se ka shumë respekt për Majlindën sepse ajo është nëna e djalit të tij.

Në këtë rrëfim, reperi u shpreh se ata flasin shpesh bashkë. “Edhe pse tani është sezoni i verës dhe jam shumë i zënë dhe se kam takuar, por Majlinda më dërgon foto dhe video”, u shpreh Majk.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto