Pasi u tha se ishin me pushime bashkë, Alba Hoxha reagon mbi marrëdhënien që ka me Albi Nakon

Prej disa kohësh tashmë, përflitet gjerë në media se balerina e njohur Alba Hoxha dhe koreografi Albi Nako, janë në një marrëdhënie.

Këto zëra u shtuan edhe më shumë kur dyshja publikuan një foto nga i njëjti vend në Brezovicë, duke shtuar dyshimet se ata ishin bashkë në pushime.

Por mesa duket, këto fjalë nuk i kanë pëlqyer Albës, e cila ka reguar nëpërmjet një postimi në Instastory duke folur mbi lidhjen me koreografin.

Ajo ka publikuar një postim ku shkruan: “Vajzat beqare janë më të lumturat”, duke treguar kështu se nuk është në një lidhje me Albin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto