Pasi u rrëzua shumë keq në dasmën e Jonidës, Florian Agalliu zbulon dëmin e madh që pësoi

Dasma e Jonidës dhe Besnikut mori vëmendjen e të gjithë publikut dhe mediave këto ditë. Një nga momentet më të bukura ishin kur nusja dhe dhëndri ftuan njerëzit me rradhë që të kërcenin në pistë.

Një nga personat që kërceu me dyshen ishte dhe moderatori Florian Agalliu, i cili bëri një lëvizje të paparë duke u rrotulluar në ajër, por padashje ra në mes të skenës.

Ky moment u komentua shumë në media dje. Për shkak të vëmendjes së madhe që ka marrë rrëzimi i tij, ka reaguar Florian Agalliu.

“Jam mirë, vetëm tendinen kam keputur”, ka shkruar moderatori në një postim në Instastory, duke zbuluar lëndimin që pësoi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto