Pasi u ribashkuan Mozzik dhe Loredana, Getinjo bën reagimin e papritur

Këto kohë në media është përfolur shumë fakti se Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar. Dyshja u fotografuan edhe në një restorant së bashku në Prishtinë.

Megjithatë, as Mozzik dhe as Loredana nuk kanë reaguar për këtë ribashkim. Por ai që ka reaguar pas lajmeve të darkës bashkë të çiftit, ka qenë Getinjo, vëllai i Mozzik.

Reperi i njohur ka bërë një koment në një lajm ku flitet për dyshen.  “Qe t’ju kallxoj të shpisë se fort marak janë bo. Falemnderit shumë”, ka shkruar Getinjo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto