Pasi u kap me Young Zerkën në momente private, modelja zbulon marrëdhënien me të

Young Zerka ka qenë shumë i komentuar këto kohë për shkak se u kap në momente private me një bjonde brenda në pishina.

Më pas, dyshja u fotografuan në vendlindjen e Zerkës, duke bërë xhiro nëpër qytet. Mirëpo, për shkak të aludimeve që lindën se ata ishin lidhur, reagoi Zerka.

Atëherë, këngëtari tha në një intervistë për “Pop Culture” se Joana ishte thjeshtë modelja e klipit të tij më të ri. Ai u shpreh se marrëdhënia e tyre ishte thjesht profesionale, por edhe deklarata e këngëtarit nuk i shoi zërat.

Por së fundmi, modelja ka vërtetuar edhe njëherë fjalët e Zerkës, duke u shprehur se ajo ka qenë pjesë e klipit të tij.

Ajo ka hedhur në Instastory projektin e ri të Zerkës ku është pjesë, ndërsa ka lajmëruar se videoklipi do të dalë shumë shpejtë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto