Pasi Stresit iu publikua videoja me tjetrën, Keisi zbulon njëherë e mirë arsyen e ndarjes: “Je një k*rvë”

Ndarja e Stresit dhe Keisit ka qenë shumë e komentuar në media këto kohë. Reperi disa kohë më parë u shpreh në një emision se ndoshta ata mund të ktheheshin bashkë.

Por pasi Stresit i doli një video duke puthur në faqe një femër në një club, duket se një rikthim mes tyre është vështirë të ndodhi.

Pak më parë, Keisi ka reaguar publikisht për ndarjen nga reperi. Ajo ka lajmëruar se do të divorcohet nga ai, ndërsa ka shenjëstruar femrat që kanë shkuar me burra të martuar.

“Nuk mendoja kurrë se shprehja “Të tradhëtosh një grua të mirë, është si të zgjedhësh mbeturina në vend të thesarit” do të më përshtatej, por jeta të jep atë që ti nuk pret. Nuk ka rëndësi sa shumë mundohem t’i lë gjërat pas krahëve, në heshtje ato më përplasen në fytyrë, kështu që më në fund do të them diçka publikisht.  Kjo shkon për të gjitha vajzat që krenohen se kanë shkuar me burra të martuar, urime e dashur, ti je një k*rvë! Por ajo çfarë dua të them që të paktën bëhuni të mira në profesionin tuaj dhe mbajeni atë të interesuar për pak më shumë kohë, sepse tani jeni bërë shumë për t’u numëruar. Të paktën prisni firmat”, shkruan Keisi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto