Pasi Stresit i doli videoja ku puthte një vajzë, Keisi shpërthen ndaj reperit

Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një video në të cilën shihej Stresi me një vajzë brune. Në këtë video të publikuar nga “Iconstyle.al”, reperi shihej në club me vajzë dhe në një moment, e puth atë në faqe.

Kjo video u komentua shumë në media. Nuk dihet nëse Stresi e ka thjesht mikeshë, fanse apo diçka më shumë vajzën në këtë video.

Por mesa duket, këtë video e ka parë ish partnerja e Stresit, Keisi dhe ajo ka bërë një reagim të fortë në Instastory, duke publikuar një thënie.

“Kur mjaftohesh me thërrime, do të jesh gjithmonë i uritur”, shkruhet në këtë foto që ka publikuar ajo dhe duket sikur i drejtohet fiks Stresit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto