Flower
Flower

Pasi Spiropali e cilësoi si “Besi i Portokallisë”, aktori ironizon ministren

Së fundmi, ministrja Elisa Spiropali reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale mbi anulimin e zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta, ku shkruante:

“E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë dhe jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin po edhe për të mos harruar gazin”.

Por kjo deklaratë e Spiropalit dhe fakti që përfshiu Bes Kallakun nuk u prit mirë nga fansat, ku së fundmi ka reaguar vetë Besi. Ai i ka komentuar Spiropalit në këtë postim, duke i thënë se është Besi i Ijes dhe jo i Portokallisë.

Lele, kaçurrele ti… Më falni për vonesën por po lexoja ‘Historia de vita et Gestis Scanderbegi’ edhe nuk kisha qasje në rrjet. Bes Kallaku është i Ijes, Gjini është i Portokallisë. Faleminderit shumë. Dhe përveç ‘gazit’ të mos harrojmë edhe Erion Isain”, i ka thënë Besi.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto