Pasi Selena i mori të dashurin dy vite më parë, Bella Hadid çudit me veprimin ndaj këngëtares

Dy vite më parë, bëri bujë ndarja e The Weeknd nga Bella Hadid dhe lidhja e tij brenda një periudhe të shkurtër me Selena Gomez.

Pasi Selena dhe The Weeknd u kapën mat duke u puthur në publik, Bella e hoqi menjëherë nga Instagrami këngëtaren e famshme.

Mirëpo, kjo ishte dy vite më parë dhe Bella e The Weeknd janë rikthyer përsëri, me një lidhje më të fortë se kurrë dhe pas bashkëjetesës, thuhet se dyshja do martohen.

Së fundmi, Bella ka habitur me veprimin që ka bërë ndaj Selenës, duke pëlqyer një foto të sajën kur ka qenë në Festivalin  e Kanës. Me këtë veprim, supermodelja ka lënë të nënkuptojë se nuk i mban më mëri Selenës.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto