Pasi Noizy i tha se është e lodhshme dhe mosmirënjohëse, reagon papritur Enca

Enca dhe Noizy dikur ishin miq të mirë dhe bashkëpunëtorë në muzikë. Por gjithçka përfundoi 4 vite më parë, kur dyshja u zunë pas deklaratës së Encës në një intervistë, ku ajo u shpreh se ishte ‘selfmade’.

Së fundmi, Noizy në një intervistë për emisionin “NIN” deklaroi se Enca ishte shumë e lodhshme dhe e konsideroi atë si mosmirënjohëse.

Pas kësaj deklarate të reperit, ka reaguar Enca. Nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo ka shkruar se ka një rrëfim të bërë.

Edhe pse nuk ka dhënë emra, shumë kanë menduar se ky rrëfim i Encës lidhet me deklaratën e Noizyt. “Kam një rrëfim për të bërë, thjesht më duhet pak kohë”, shkruan Enca.

Ju mund të pëlqeni dhe këto