Pasi Mozzik nxorri albumin e ri, Tayna habit me fjalët që thotë për reperin

Ditën e djeshme, Mozzik nxorri albumin e tij më të ri që quhet “MozzArt” dhe që po pritej me padurim nga fansat e tij.

Për këtë album, reperi ka marrë shumë urime nga fansat, miqtë dhe artistët e tjerë. Pasi u publikua ky album, ka reaguar edhe Tayna.

Këngëtarja ka publikuar një foto të albumit në Instastory, përbri të cilit ka shkruar: “Djali më i mirë sapo solli më shumë nxehtësi”, duke treguar edhe njëherë se raporti i saj me Mozzik është shumë i mirë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto