Pasi mori përsipër ndërtimin e dy shtëpive, Bebe Rexha bën sërish premtimin e madh

Bebe Rexha menjëherë erdhi në ndihmë të shqiptarëve pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën.

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri disa ditë më parë, Bebe në një intervistë për “Pasditja ime”, ka premtuar se do të rikthehet në Shqipëri për të parë si po ecën ndërtimi i shtëpive për të prekurit nga tërmeti.

“Do të rikthehem sërish. Ky është qëllimi im! Unë dua të kthehem pasi ato janë rindërtuar, por ato mund të marrin rreth 4-5 muaj për t’u rindërtuar! Unë do të kthehem në pranverë për t’i vizituar sërish”, u shpreh Bebe Rexha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto