Pasi i thanë se është hipokrite, Alketa Vejsiu bën deklaratën e fortë karshi kritikuesve

Alketa Vejsiu është një prej moderatoreve më të njohura shqiptare. Së fundmi, ajo ka publikuar një video nga pushimet në jug të Shqipërisë.

“Shqipëria, bukuroshja e Mesdheut, toka që aq shumë dua”, ka shkruar Alketa krahas kësaj videoje, por një ndjekëse e ka quajtur hipokrite.

“Ta doje aq shumë ti nuk jetoje për aq vite jashtë. Apo të lindje fëmijët jashtë, apo të bëje pushimet jashtë. Mjaft me këto skena se bëheni pak si shume hipokrite”, i ka thënë fansa, ndërsa Alketa i kthehet.

“Unë jetoj në Shqipëri Albaaaaaaaaa! S’kam jetuar kurrë jashtë”, ka qenë përgjigjia e moderatores shqiptare.

Ju mund të pëlqeni dhe këto